Kriza, OSBE, Bosch: Uroj të zgjidhet sot në parlament
TIRANE-Pak orë para se të nisë seanca e Parlamentit, politika shqiptare ka marrë një apel nga përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri, Robert Bosch. Kreu i OSBE ndodhej sot në Kukës ku në një deklaratë për mediat tha se uron dhe shpreson që parlamenti sot ti kurorezoje punimet me një zgjidhje të cështjes së hetimit të zgjedhjeve. Sipas Bosch, debatet dhe zgjidhjet ne politike vijne vetëm brenda sallës së parlamentit.
“Jam optimist për zgjidhjen në parlament. Kam thënë se ngërci zgjidhet vetëm në parlament”, tha Bosch.
Mesazhi i Bosch vjen pak orë para se Parlamenti të mblidhet për të diskutuar nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve. Priten debate të ashpra, kur dihet që mazhoranca nuk lëshon pe për cështjen e hapjes së kutive, një prej kërkesave themelore të socialistëve për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
(d.b/BalkanWeb)