E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen për vjedhje katër fëmijë

Katër minorenë prangosen për vjedhjen e një kazani rakie, por akuzojnë denoncuesin si posedues armësh. Policia e Korçës bën të ditur se 14-vjeçarët me inicialet K.Xh., E.M., A.P., si dhe 16 vjeçari M.P., të gjithë nga Maliqi, pasi kanë vjedhur një kazan rakie në magazinën e shtetasit Astrit Zote, janë kapur nga policia pas denoncimit të ardhur nga pronari, por bashkë me "prenë" u është gjetur edhe një armë automatike. Minorenët kanë mohuar që të kenë hyrë me forcë dhe të armatosur në magazinë, duke deklaruar se armën e kishin gjetur në magazinë, duke ia lënë kështu Zotes fajësinë për armën pa leje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›