Ankohen bizneset, kasat fiskale deri në 800 euro
Bizneset e Tiranës kanë afat edhe këtë muaj për vendosjen e kasave regjistruese fiskale, në të kundërt do të përballen me ligjin, i cili parashikon gjoba të majme. Megjithatë, problemi real i këtij procesi nuk është afati, por kostoja për vendosjen e pajisjeve të reja fiskale, të domosdoshme për regjistrimin e të gjitha shitjeve dhe blerjeve. Çmimi i tyre shkon deri në 800 euro, madje për biznesin VIP edhe 3 mijë euro. Në fakt, çmimi real i vendosur nga kompanitë private, të autorizuara nga Ministria e Financave, është 300-400 euro, por në momentin kur tatimpaguesi pranon të blejë pajisjen, atëherë ai përballet me "nevojën e aksesorëve shtesë", të cilat nuk i janë bërë të ditura që në fillim. Shumë biznese ankohen se çmimi është tepër i lartë, aq më tepër për ato subjekte që kanë disa pika. Disa që nuk duan të identifikohen thonë se, distributorët ofrojnë në fillim çmime të arsyeshme, por më tej ata sugjerojnë vendosjen e pajisjeve shtesë, si modem, printeri etj. Megjithatë, Ministria e Financave sqaron se, të gjitha shpenzimet e bëra nga subjekti privat për kasën fiskale do t‘i njihet në bilanc gjatë llogaritjes së tatim-fitimit.
Mekanizmi
Aktualisht në vendin tonë janë pesë distributorë që shesin kasat fiskale, si dhe ofrojnë shërbime për mirëmbajtjen e tyre. Në rang vendi numërohen rreth 90 mijë subjekte të vogla, të mesme dhe të mëdha. Problemi kryesor po haset te biznesi i vogël, i cili nuk ka mundësi të paguajë përnjëherësh kasën, e cila arrin nga 300 deri në 800 euro. Situata bëhet edhe më e rëndë për biznesin, kur i duhet ta vendosë kasën brenda afatit të përcaktuar në vendimin e qeverisë. Kështu, bizneset e mesme të Tiranës dhe VIP-at në të gjithë vendin, duhet t‘i vendosi kasat brenda muajit maj 2009, kurse biznesi i mesëm dhe i vogël duhet ta përfundojë në qershorin e 2010-ës. Më të vështirë e kanë subjektet e vogla të qyteteve të mëdha, të cilat duhet ta kenë gati brenda dhjetorit 2009, pavarësisht mundësisë për të përballuar shpenzimin. Nga vëzhgimi i bërë në terren, mësohet se shumë nga bizneset nuk e kanë ende të qartë sesa kushton realisht vendosja e një kase fiskale. Ata thonë se, çmimi fillestar është 270 euro, e më tej kalohet në disa pajisje shtesë, që për biznesin janë të detyrueshme për t‘u vendosur. Atë që nuk dinë bizneset është pajisja shtesë që i vendoset kasës fiskale: modemi. Aparatura është e nevojshme për qëllimin e tatimeve, në mënyrë që të kontrollojnë online aktivitetin e subjektit privat. Kapaciteti (memoria) i pajisjes fiskale duhet të sigurojë ruajtjen e regjistrimeve të së paku 1800 raportesh ditore, fiskale, maksimumi i 20 ndryshimeve të shkallëve tatimore dhe të 200 ndërhyrjeve për zhbllokime të software. Përpara se të fillojë hedhja e të dhënave të qarkullimit, nëpërmjet pajisjes fiskale në memorien fiskale, paraprakisht duhet të futen numri i identifikimit të tatimpaguesit, numri i identifikimit të regjistruesit elektronik (dy shifra për identifikimin e kompanisë shitëse të arkës dhe 4 numra dhjetorë, të tjerë), si dhe data, ora dhe minuta e fillimit të mbajtjes së regjistrimit të xhiros nëpërmjet regjistruesit elektronik.