Të ngrihet Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi
Bordi që deri tani ka funksionuar si struktura kryesore për sa i takon problemeve të rrezatimit, tashmë do të jetë një strukturë zyrtare dhe me një status. Dje, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për "Ngritjen, përbërjen, organizimin funksionimin dhe mënyrën e shpërblimit të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimi".
Vendi ynë ka ligjin për mbrojtjen ndaj rrezatimeve jonizuese, i cili përcakton kushtet e mbrojtjes nga rrezatimi. Kjo për të gjitha veprimtaritë që kryhen me lëndë radioaktive dhe pajisje rrezatuese, për të mbrojtur punonjësit e ekspozuar ndaj rrezatimeve, popullatën dhe mjedisin në tërësi, nga rreziqet e mundshme të këtyre rrezatimeve. Në kuptim të këtij ligji, rrezatimi jonizues është radiacioni elektromagnetik ose grimcor, i cili shkakton drejtpërdrejt ose tërthorazi jonizimin e lëndës me të cilën bashkëvepron. Sipas këtij ligji, të gjitha subjektet që instalojnë pajisje rrezatuese, kryejnë kërkime radiologjike, apo trajtojnë mbetje radioaktive duhet të pajisen me licencë nga autoriteti kompetent. Procedurat e pajisjes me licencë përcaktohen në rregulloren përkatëse. Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet në Ministrinë e Shëndetësisë udhëzon, kontrollon, licencon dhe miraton standardet ndërkombëtare, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë. Ndërsa Zyra e Mbrojtjes për Rrezatime përgatit akte rregulluese, të veprimtarisë, mbledh informacion, si dhe kontrollon në praktikë zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes ndaj rrezatimeve.