Prostitucioni, dy të rinj në pranga
Dy persona janë prangosur dje nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me atë të Librazhdit, nën akuzën "shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese" dhe "ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Burime të policisë bëjnë të ditur se 36-vjeçari Besim Sllani dhe 34-vjeçari Petrit Bajrami, janë arrestuar, pasi i pari ka shfrytëzuar si prostitutë një bashkëfshataren e tij 20-vjeçare E.K., ndërsa tjetri ka mundësuar kalimin e tyre në mënyrë klandestine për në Greqi, kundrejt pagesës prej 200 eurosh. Arrestimi u bë pas denoncimit të vajzës, e cila arriti të shpëtonte pas katër muajsh shfrytëzimi në Greqi.