E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen se penguan zyrtarët

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 19:23

Në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë, policia njofton se në stacionin e tyre janë dërguar gjashtë të dyshuar meshkuj, shqiptarë shtetas të Kosovës.

Ata janë arrestuar sepse kanë penguar pjesëtarët e forcave të rendit të kryejnë detyrën zyrtare, derisa ishin në asistencë të inspektorëve të Komunës së Prishtinës që zbatoni aksionin për rrënimin e disa shtyllave.

Gjatë arrestimit, pjesëtarët e PK-së kanë përdorur sprein OC. Rasti është proceduar në formë të rregullt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›