E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jaffa Cakes” i rrezikshëm, konfirmojnë analizat

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 21:15

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar rezultatet e analizës së keksit “Jaffa”, prodhim i Crvenkës nga Serbia, sipas të cilave ky produkt është i rrezikshëm për konsum.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Slloveni ka publikuar raportin analitik të produktit “Jaffa cakes”, sipas të cilit rezulton se ambalazhi i tij ka dozë të madhe të materies së rrezikshme benzofenon.

Analizat e bëra tregojnë se sasia e gjetur e materies së rrezikshme benzofenon është 55.58, ndërsa limiti legjislativ e parasheh atë asnjë pikë më shumë se zero, për shkak se është e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Inspektorati i Tregut në Slloveni ka konfirmuar se ambalazhi i këtij produkti paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve, sepse përmban vlera të larta të fotoiniciatorit benzofenon dhe atij 4-metilbenzofenon, të cilët nëpërmjet folies plastike lehtë kalojnë në keks.

Në ndërkohë ky produkt edhe pse tashmë nuk ekziston në tregjet e Kroacisë dhe Sllovenisë, në disa markete në Kosovë vazhdon edhe më tutje të shitet.

Ndryshe, kohë më parë kompania nga Serbia “Jaffa” ka tërhequr të gjitha prodhimet e veta nga tregu i Sllovenisë dhe Kroacisë, për shkak të ambalazhit, i cili përmban materie të rrezikshme për jetë, por jo edhe nga Kosova ku “Jaffa cakes” vazhdon të shitet në markete.

Prodhimet e kompanisë “Jaffa” kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga vitit 2007 kur në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe në Serbi nga shitja ishte tërhequr “Muchmalou” për shkak të dyshimit se është i infektuar me salmonelë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›