E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen të rinjtë, vodhën birrë në një lokal



Tiranë – Vodhën firmën e pijeve alkoolike arrestohen nga policia. Burime nga Drejtoria e Policisë së qarkut thanë për gazetën se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve Edison Malin, 25 - vjeç, lindur në Martanesh dhe banues në Tapizë dhe Fatmir Pykën, 24 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse dy ditë më parë rreth orës 14.00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se kanë vjedhur në firmën e pijeve freskuese “Alba Eureka”, rreth 5 fuçi birre metalike. U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti me targë TR 5167 M, me të cilin është kryer transporti i fuçive të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Pranga minorenëve, iu dokumentua vepra penale

Tiranë – Dy minorenë kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së një njësie tregtare në kryeqytet. Burime të sigurta thanë se specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera mundësuan identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të vjedhjes së një dyqani e ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë. Dyshohen të jenë autor të kësaj vepre penale janë Julian Alcani, 12 - vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë dhe Taulant Altin Takaj, 12 - vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

24 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›