Arrestohen tre "mjeshtrat" e vjedhjeve të kasetofonave

24/04/2005 Prej dy vitesh, ata grabisnin edhe makina në "bllok" dhe stadiumin "Qemal Stafa"
TIRANË - Zyrtarisht u janë komunikuar 12 vjedhje kasetofonash dhe 3 makina në kohë e periudha të ndryshme, ndërsa policia pohon se po plotësohet dosja për grabitjen e rreth 40 kasetofonave. Ata, sipas policisë, janë tre hajdutë profesionistë dhe kanë vepruar në mënyra të ndyshme. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se tre të arrestuarit e djeshëm quhen Eleron Malaj, 34 vjeç, Elidon Berberi, 30 vjeç dhe Nandi Hyseni, 27 vjeç, të tre nga Tirana. Ndjekja e tyre, sipas burimeve policore, kishte nisur prej të paktën 4 muajsh, ndërsa bashkëpunimi i Policisë Kriminale me prokurorinë solli si rezultat arrestimin e hajdutëve. Aktiviteti i grabitjeve të tyre shtrihej përgjithësisht në "ish-bllok" dhe në stadiumin "Qemal Stafa", prej rreth dy vitesh, ndërsa po hetohen lidhjet e mundshme me shitësit e pjesëve të këmbimit të makinave.
Grabitjet
Sipas burimeve zyrtare të policisë, tre hajdutët, më datë 06.06.2004 në rugën “Him Holli” kanë vjedhur kasetofonin e një benzi, ndërsa më datën 05.12.04, në rrugën “Mujo Ulqinaku” kanë vjedhur një tjetër kasetofon të një mjeti benz. Më datën 09.08.2004 në "Rrugën e Kavajës” kanë vjedhur mjetin "Seat Ibiza", në datën 09.08.2004 në rrugën “50 Vjetori” kanë vjedhur kasetofonin në një "Lancia", ndërsa në datën 27.10.2004 kanë vjedhur kasetofonin e një makine "Suzuki". Grupi i organizuar më 3 tetor të vitit 2000, në rrugën “Him Holli” kanë grabitur kasetofonin në një "Golf" dhe më 28 dhjetor të 2004-ës, në rrugën “Hajdar Hidi” kanë vjedhur një tjetër kasetofon. Burimet policore thanë se kalvari i vjedhjeve të tyre vijon me grabitjen e një kasetofoni të një mjeti "Reno", më 11shkurt të vitit 2004, në rrugën “Myslym Shyri”. Më datën 12.01.2004 në rrugën “Myslym Shyri" kanë vjedhur kasetofonin në një makinë Benz, më datën 01.01.2005 në "Rrugën e Kavajës” kanë vjedhur kasetofonin në tjetër benz. Sakaq, më 1 janar të 2005-ës kanë grabitur dy kasetofona të mjeteve benz. Në "Rrugën e Kavajës” në një garazh kanë vjedhur kasetofonin e një Renoje e më pas grabitën një “Ford”, po në këtë rrugë. Sërish në "Rrugën e Kavajës” kanë vjedhur makinën Benz dhe një kasetofon.
Precedenti
Tetë hajdutë të makinave dhe pasqyrave u arrestuan tri javë më parë. E.M., 18 vjeç, F.M., 18 vjeç, E.V., 17 vjeç, G. K., 17 vjeç, Nertil Murataj, 20 vjeç, Qazim Sulkaj, 20 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, Sokrates Cari, 22 vjeç dhe Ahmet Ferhati, 42 vjeç ishin të prangosurit. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në rrugën ”Shinasi Dishnica” pasqyrat e mjetit tip Benz, dhe me datë 30.01.2005 në “Rugën e Durrësit” mjetin tip Benz. Rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të pasqyrave të mjeteve luksoze benza në mbi 30 raste në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë. Gjithashtu u bllokuan edhe 85 copë pasqyra, të cilat janë të mjeteve të vjedhura, një automjet dhe ambientet ku magazinoheshin dhe shiteshin këto prova materiale.