Policët që s'punojnë nuk do paguhen

24/04/2005 Krerët e bluve kritikojnë qarkullimin rrugor e publikojnë numrin e efektivëve të përjashtuar
TIRANË - "Policiët që rrinë duarkryq nuk do të marrin para. Qarkullimi Rrugor nuk ka bërë mirë detyrën që i është caktuar. Zgjedhjet dhe sezoni turistik kërkon angazhim. Kemi përzënë nga policia të paaftët e të korruptuarit. Nënshkrimi i memorandumit të sigurisë në aeroport". Këto ishin me pak fjalë katër fjalitë kyçe të një takimi të drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, me drejtues të lartë të policisë, ku merrte pjesë dhe ministri i Rendit Publik, Igli Toska. Fillimisht u prezantuan masat administrative e ndëshkuese të marra ndaj policëve. Për periudhën janar-dhjetor 2004, janë përjashtuar 90 punonjës, që i përkasin rolit të mesëm dhe rolit të lartë, 58 prej tyre kanë motivacionin “Për shkelje të betimit”, “abuzime të rënda me atributet e policisë, ku në funksione drejtuese shef komisariati dhe drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut kanë qenë 35 punonjës, ndërsa janë përjashtuar 203 punonjës të rolit bazë. Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ka hetuar dhe referuar në prokurori 268 kallëzime, nga të cilat 239 kanë për subjekt punonjës të Policisë së Shtetit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë përjashtuar 62 punonjës policie. “Të gjithë duhet të binden se askush s’do t’u largojë pa të drejtë nga Policia e Shtetit” - tha Toska në fjalën e tij. Ai vlerësoi punën e ekspertëve të luftës kundër krimit të organizuar, ndërsa tërhoqi vëmendjen për punën jo efikase të kryer nga Shërbimi i Qarkullimit Rrugor. Në takim u tha se "kushdo që ka marrë një funksion të caktuar duhet ta mbajë atë, vetëm nëse plotëson detyrimet që ka, ndryshe nuk ka se si të “mëshirohet” dhe të paguhet me pagë të plotë, edhe pse detyrat nuk i realizon në masë të plotë, ose e thënë ndyshe "Parimi i pagesës sipas punës që kryen secili, kërkon efektivitetin dhe jo sipas pjesëmarrjen në punë". Së fundi, u diskutua për marrjen e masave për procesin zgjedhor, ku u la të përgatiten listat e policëve që do të shërbejnë atë ditë dhe u pa mundësia e organizmit të punës për sezonin turistik.