Berluskoni krijon qeverinë e re
24/04/2005 Lideri konservator, Silvio Berluskoni, krijoi një qeveri të re të shtunën dhe do të prezantojë zgjedhjen e tij të ministrave para ligjvënësve italianë, për miratim, me shpresën për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Berluskoni mori mandatin për të qeverisur në një takim të premten me Presidentin Carlo Azeglio Ciampi, vetëm dy ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen, pas një lufte brenda pushtetit me aleatët. Me qeverinë e tij të rikompozuar – një teknikë e përdorur nga ish-kryeministra italianë për të forcuar koalicionet që lëkundeshin – Berluskoni shpreson që të përmirësojë popullaritetin e tij në rënie dhe të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të zhvillohen në mesin e vitit 2006.
Berluskoni tha se do t’ia paraqiste listën e tij të ministrave kryetarëve të të dy Dhomave të Parlamentit italian, ku do të përballet me një votë konfirmimi javën e ardhshme. Nëse del me sukses, Berluskoni do të shmangë zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë që italianët janë shumë të shqetësuar për ekonominë dhe në shumicë kundër përfshirjes së Italisë në luftën në Irak, sondazhet e fundit kanë treguar se qendra e majtë do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Kryeministri u detyrua të japë dorëheqjen pasi një aleat kryesor kërcënoi se do të tërhiqte pesë ministrat e tij nga qeveria, një lëvizje që do të shkaktonte rrëzimin e saj. Një parti më e vogël e koalicionit ishte tërhequr javën e kaluar. Kriza politike erdhi pasi koalicioni i djathtë i Berluskonit pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet rajonale muajin e kaluar, duke humbur 12 nga 14 rajone. Votuesit e ndëshkuan Kryeministrin për shkak të pakënaqësisë së tyre ndaj ekonomisë së ngadalësuar dhe pjesëmarrjes së Italisë në luftën në Irak.
Ekonomia e Italisë u rrit me 1.2 për qind viitn e kaluar, ndërkohë që në 12 vendet e tjera që përdorin euro, rritja ishte mesatarisht 2 për qind. Në luftë, Berluskoni dërgoi 3000 trupa pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA. Trysnia për të tërhequr trupat u rrit, pasi forcat e SHBA në Bagdad vranë gabimisht një agjent të shërbimit të fshehtë italian, i cili po shoqëronte një gazetare peng, më 4 mars.