Thirrja e Londrës

24/04/2005 Kryeqyteti britanik i ka hapur dyert të gjithë botës, dhe është bërë një model se si mund të bësh të funksionojë një metropol i shekullit 21
Siç e sheh, kryebashkiaku Livingston, politika ekstremiste e krahut të djathtë të konservatorëve, kërcënon të hedhë në erë vetë themelin e Londrës moderne – motorin që vë në punë jo vetëm prosperitetin e Britanisë, por edhe atë të pjesës më të madhe të Evropës. “E vërteta, thotë ai, është se imigracioni është një mënyrë jetese, hebrenj, irlandezë, aziatikë, evropiano lindorë – secila valë e ka rritur rolin e Londrës si një qytet global”
Shumëllojshmëria është njëkohësisht simptomë dhe shkak i ekonomisë së superkarikuar të Londrës. Qyteti duhet që të tërheqë imigrantët, me qëllim që të ushqejë zjarrin e rritjes; imigrantët duan pikërisht ato punë të cilat një Londër në lulëzim mund t’ua ofrojë, qofshin këta bankierë japonezë, që fitojnë 1 miliard stërlina në vit, qofshin historianë arti polakë, të gatshëm për të fshirë dyshemenë për 7 stërlina në orë
Për të hedhur një sy të shpejtë mënyrës se si evoluojnë qytetet e suksesshëm, mjafton të shohësh nga zyra pranë bregut të lumit e kryetarit të Bashkisë së Londrës. Lart mbi Tamiz, Ken Livingston shijon një panoramë, e cila përmbledh 2000 vite histori të ngjeshur. Kudo, rreth e rrotull, të mbijetuarit e zjarreve katastrofikë, bombardimeve të kohës së luftës dhe makinave shkatërruese shtyhen për më shumë hapësirë me monumentet e prosperitetit të rigjetur të Londrës. Pak përtej lumit, Kulla mesjetare e Londrës rikujton të kaluarën e qytetit si qendër e pushtetit. Në lindje, ish Dockland, sot vendi ku kanë qendrat disa prej kompanive më të mëdha të Evropës, sjellin në mendje rolin e tyre të sotëm si portë drejt botës. Dhe një grumbull kullash të larta, që shkojnë e shpojnë qiellin, janë dëshmitare të statusit të qendrës më të madhe dhe më vibrante evropiane të financave botërore.
Dhe puna e Londrës nuk ka mbaruar. Me 7.3 milionë banorë, popullsia e saj është vetëm pakëz më e vogël sesa ajo e Romës, Parisit, Vienës dhe Brukselit të marra së bashku. Gjatë 15 viteve të fundit, Londrës i janë shtuar po aq qytetarë sa i gjithë qyteti i Frankfurtit. Në të vërtetë, ky është i vetmi qytet i madh evropian që është duke u rritur aktualisht, një destinacion i preferuar për migrantë të uritur për punë nga i gjithë globi. Sipas parashikimeve, deri në vitin 2016 Londra do të thithë edhe afro 810 mijë banorë të tjerë brenda vetes.
E gjithë kjo, e bën qytetin e Londrës, qendër të magjisë së zhvillimit. Një numër projektesh të mëdhenj janë tashmë të gatshëm në letër.
Mes tyre: një piramidë e qelqtë 300 metra, e projektuar si ndërtesa më e lartë në Evropë, në këmbët e Urës së Londrës; një lidhje hekurudhore me kosto 10 milionë stërlina përgjatë zemrës së qytetit, si dhe një rizhvillim total i lagjeve të braktisura në lindje të Londrës, për të hapur vend për londinezët e rinj. Mbani mend Millenium Dome, xhesti i britanikëve drejtuar epokës së re? Një vendbanim i ri me afro 10 mijë shtëpi është duke u ngritur nën hijen e saj. Deri në mesin e shekullit, dhjetëra mijëra mund të nisin e të jetojnë në Portën e Tamizit, një varg komunitetesh të reja që do të qarkojnë lumin në një gjatësi 65 kilometra deri në det. “Disa qytete bëjnë për vete një epokë të tërë – Parisi në shekullin 19, apo Nju Jorku në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë”, thotë Livingstone.
Tani është momenti i Londrës – nuk do të jetë një trill i ftohtë britanik, i ushqyer nga disa grupe apo dizenjatorë të spitulluar, por një rishpikje në masë. Më shumë se çdo kryeqytet tjetër evropian, Londra lulëzon pikërisht nga të huajt që i mirëpret brenda vetvetes. Thuajse një e treta e londinezëve të këtyre kohëve kanë lindur jashtë vendit.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijëra evropiano-lindorë kanë ardhur në qytet, pasi Britania hapi dyert e saj për punëtorët nga shtetet e reja anëtare të Bashkimit Evropian tashmë të zgjeruar. Më shumë se 50 komunitete të ndryshëm kombëtarë apo etnikë janë të shpërndarë përgjatë një metropoli që shtrihet përgjatë një sipërfaqje dy herë më të madhe se 5 lagjet e Nju Jorkut. Fliten afro 300 gjuhë të ndryshme, nga Akoli te Zulu, të gjitha të lidhura (dhe ky është kyçi), nga lingua franca globale, anglishtja.
Punëtorët në vende të tjerë, si për shembull Gjermania, e kundërshtojnë ardhjen e krahut të lirë të punës nga vendet e lindjes të Bashkimit Evropian. Edhe në Britani madje, të dhënat për prirjet e çmendura të imigracionit po zënë një vend të rëndësishëm në fushatën e tanishme elektorale. Manifesti i Partisë Konservatore në opozitë, i botuar javën e kaluar, bënte thirrje për “kufi të sigurtë” dhe “imigracion të kontrolluar”. Konservatorët thonë se kjo do të thotë një kufi të përvitshëm për imigracionin si dhe krijimin e një sistemi bazuar në pikë – praktikisht, mospranimin e të padëshiruarve. “Nuk është raciste të duash të kufizosh numrat”, thotë udhëheqësi i artisë, Michael Howard, i cili edhe vetë është bir i imigrantëve hebrenj. Eshtë arsyetim i shëndoshë”.
Por, një gjykim i tillë injoron pikërisht sekretin e suksesit të Londrës. Siç e shesh Livingston, politika ekstremiste e krahut të djathtë të konservatorëve kërcënon të hedhë në erë vetë themelin e Londrës moderne – motorin që vë në punë jo vetëm prosperitetin e Britanisë, por edhe atë të pjesës më të madhe të Evropës. “E vërteta, thotë ai, është se imigracioni është një mënyrë jetese hebrenj, irlandezë, aziatikë, evropiano-lindorë – secila valë e ka rritur rolin e Londrës si një qytet global”.
Brezat e kaluar të qyteteve të mëdha u ngritën ose u rrëzuan në varësi të aksesit që ata kishin te burimet dhe te tregtia – minierat e qymyrit dhe nyjet e hekurudhave. Ajo që ka shumë rëndësi sot është klasa botërore e tregtarëve të diturisë, njerëzit që kanë ide të reja për të ndarë ose për të shitur. “Suksesi ekonomik urban varet në thelb nga njerëz të mençur, sipërmarrës”, shpjegon profesori i Harvardit, Eduard Glaeser.
“Qytetet kanë qenë të suksesshëm këto kohët e fundit sepse dendësia urbane është në gjendje të lehtësojë transmetimin e ideve”. Ashtu si Nju Jorku (dhe pak qytete të tjerë, nëse ka), Londra ofron mjedisin e përshtatshëm për këta nejrëz: një plan urbanistik relativisht kompakt, një përzierje vibrante kulturash dhe një industri shërbimesh e furnizuar kryesisht prej imigrantëve. Eshtë një model për metropolin e shekullit të 21.
Alkemia e veçantë e Londrës ka shumë pak të bëjë me politikat e paramenduara. Për pjesën më të madhe të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, qyteti i mbijetoi çdo lloj forme planifikimi qëndror. Londra ka ardhur duke u rritur në mënyrë rastësore, përmes veprimeve dhe tendencave të nxitura nga tregtia globale dhe prirjet ekonomike. Si rrjedhim, hovi i imigracionit të paplanifikuar dhe në masë është po aq pjesë e trashëgimisë së Londrës, sa edhe autobusi dykatësh apo taksitë me ngjyrë të zezë.
Për qindra vite, në qytet janë dyndur migrantë ekonomikë apo të arratisur nga persekutimi fetar në kontinent. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, popullsia e saj u gjashtëfishua, duke shkuar gjashtë milionë, përfshirë një vërshim imigrantësh kryesisht hebrenj, nga Evropa Lindore dhe Rusia. Dekadat e pasluftës sollën edhe një tjetër influks masiv nga India e Pakistani, ashtu si edhe nga Karaibet.
Shumëllojshmëria është njëkohësisht simptomë dhe shkak i ekonomisë së superkarikuar të Londrës. Qyteti duhet që të tërheqë imigrantët, me qëllim që të ushqejë zjarrin e rritjes; imigrantët duan pikërisht ato punë të cilat një Londër në lulëzim mund t’ua ofrojë, qofshin këta bankierë japonezë që fitojnë 1 miliard stërlina në vit, qofshin historianë arti polakë, të gatshëm për të fshirë dyshemenë për 7 stërlina në orë. “Ky është vendi ku unë mund t’i jap një farë kuptimi jetës time”, thotë 32-vjeçari Carlos Cabral, nga Mozambiku. Pa imigrantët, Londra do të ishte duke rënë, jo duke lulëzuar.
Kjo përvojë ka ndihmuar për të rrënjosur pak nga pak një tolerancë themelore. Londinezët tashmë kanë mësuar që të bashkëjetojnë – dhe nganjëherë të shijojnë gjithashtu – me ndryshimet kulturore. “Ajo që na bën ne të ndryshëm nga të gjithë të tjerët është se ne na pëlqen shumëllojshmëria. Ne e shijojmë dhe e festojmë atë”, thotë Tony Winterbottom, i Agjencisë Londineze të Zhvillimit. Londra nuk vuan aspak nga tensionet e dukshëm racialë që janë të kudogjendur në qytete si Los Angeles, Paris apo Berlin. Në të vërtetë, potpuria e kulturave është një tërheqje në vetvete për ata që u ka ardhur në majë të hundës jeta në periferi, apo në qytetet më të qetë evropianë. Qendrat urbane janë zhveshur tashmë nga ajo që në vitet gjashtëdhjetë konsiderohej si një lidhje e tyre me krimin dhe ndotjen; sot ato ofrojnë pikërisht atë çka vlerëson më shumë brezi i ri: komoditete të jashtëzakonshme urbane, kohëra më të shkurtra udhëtimesh vajtje-ardhje, më shumë punë dhe më shumë shanse për t’u argëtuar. Ndjesia kozmopolitane e Londrës është diçka shumë e rëndësishme për prosperitetin e saj.
Qyteti ka edhe shumë avantazhe të tjera. Duke filluar që me Big Bangun e vitit 1986, apo më saktë me revolucionin deregullues që hapi shërbimet financiare të mykura të qytetit dhe lanë të futen me të gjithë forcën e duhur forcat e kapitalizmit global. Aktorë të huaj, të befasuar nga qëndrimi shumë liberal i Londrës ndaj rregullimit, kapën fluturimthi në ajër emrat e vjetër, por të mëdhenj të financave britanike.
Parashikimet e zymta, sipas të cilave vendimi i Britanisë për të refuzuar futjen e monedhës së përbashkët euro do të bënte që Londra të humbiste rolin e saj si kryeqyteti financiar i Evropës, kanë rezultuar plotësisht të gabuara. E qartë, Frankfurti është vendi ku ndodhet Banka Qendrore Evropiane, por është Londra ajo që merr vendimet më të rëndësishme dhe ajo që thotë gjithmonë fjalën e fundit.
E madhërishmja Deutsche Bank mund t’i ketë zyrat e saj qendrore në Gjermani, por vendimmarrësit e saj më të mëdhenj ndodhen në Londër dhe nuk kanë aspak ndërmend të luajnë prej aty. Këto kohë, më shumë euro shkëmbehen dhe përdoren në Londër, sesa në të gjithë pjesën tjetër të Evropës të marrë së bashku.
Dhe me aktorët e mëdhenj afrohen gjithnjë e më shumë edhe shanset më të mëdha për të fituar para, në shuma të mëdha; një tjetër arsye shumë e fortë kjo përse Londra shfaqet si më e shndritshmja dhe më e mira. Vetëm pak vite pas Big Bangut, Londra u fiksua në imagjinatën e të gjithë botës si vendi i shanseve dhe mundësive, ku elita mund të sigurojë bonuse të jashtëzakonshëm, apo paga me shtatë shifra, ë cilat nuk i gjen askund tjetër veç Nju Jorkut.
“Ky është i vetmi vend në Evropë ku mund të fitosh 1 milion stërlina në vit, ndërkohë që punon për dikë tjetër”, thotë Tony Travers, i London School of Economics. Shtoi kësaj edhe taksat, të cilat janë shumë të buta, krahasuar me standardet evropiane – dhe është shumë e qartë përse “kryepërpjetët” preferojnë Londrën, duke injoruar Parisin.
Dhe toleranca e rregullave prek patjetër edhe fusha të tjera, si për shembull artet apo argëtimin. Nuk është aspak koinçidencë, që Londra është qendra e të dyjave. Pyesni për shembull Jorg Roth, një producent televiziv gjerman, i cili u zhvendos për në Londër në 1999 për të themeluar aty kompaninë e tij vetjake të prodhimit dhe shpërndarjes. “Në Londër mund të pezullosh njerëz nga puna vetëm përmes një njoftimi shtatëditor, ndërkohë që në Gjermani duhen tre muaj”, thotë Roth, i cili ka punësuar një staf prej 15 punëtorësh freelance nga e gjithë bota. “Në Gjermani nuk do të isha në gjendje të bëja kurrë atë që kam bërë këtu gjatë 5 viteve të fundit”.
Gjuha është ajo që i ka dhënë dorën e fundit përparësisë së Londrës. Shumë të ardhur të rinj e zgjedhin qytetin sepse aty janë në gjendje të përdorin (ose mësojnë) anglishten. Një e katërta e popullsisë së botës e flet rrjedhshëm, ose të paktën me siguri këtë gjuhë, dhe mjafton një komandë edhe me zë të dridhur për të ngritur një nivel më lartë tregun londinez të krahut të punës.
Klasat e mesme të qytetit tashmë varen nga oferta e krahut të punës e banakierëve nga Australia, dadot nga Hungaria, ndërtuesish nga Polonia dhe shoferëve të taksive nga Nigeria, për të mos përmendur ukrainasit dhe rumunët, që u pastrojnë zyrat – ose bëhen shumë shpejtë pronarë të rrjeteve të pastruesve të tillë.
A mund të zgjasë? Për të qenë të sigurtë, natyrisht që popullariteti ka edhe një çmim. Livingston pranon se jeta e përditshme në qytetin e tij të lindjes mund të jetë “e zhurmshme dhe e vështirë”. Motoristët londinezë e dinë që duhet të qëndrojnë larg Sheshit Trafalgar dhe pikave të tjera të bllokimit, ku trafiku ngadalësohet në mënyrë të rregullt në një nivel Dikensian kuajsh me karrocë. Qytetarëve u duhet të durojnë irritimin nga një sistem metroje i uritur për investime prej dekadash dhe ku linjat i nënshtrohen mbylljeve shpesh edhe pa paralajmërim. Krimi i dhunshëm ka ardhur në rritje dhe sistemi i shëndetit publik është vazhdimisht i mbingarkuar. Eshtë gjithashtu e vërtetë se një numër familjesh të inatosura po e lënë çdo ditë qytetin.
Dhe pastaj vjen kostoja. Mercer Consulting e renditi vitin e kaluar Londrën si qytetin më të kushtueshëm në botë, pas Tokios, një kërcim ky prej pesë vendesh krahasuar me renditjen e vitit 2003. Çmimi 2.5 stërlina për një kanaçe birrë në disa prej pabeve të Londrës padyshim që do të shokonte një çek që me birrat bën gargar; pagesa 2 stërlina për një udhëtim me metro do të tmerronte një parizien. Edhe emigrantët më të etur kanë pakënaqësi përballë kësaj situate. “Unë mendoj se njerëzit duhet të shkojnë në Birmingam ose në Mançester”, thotë Michael, 22 vjeç, ish-student i shkencave politike që sapo ka ardhur nga Krakova, i cili tashmë fiton vetëm 3 stërlina në orë – nën pagën minimale zyrtare – duke shpërndarë gazeta.
Ajo që është duke nxjerrë krye, thonë kritikët, është një Londër e përçarë në ekstreme pothuajse si ato të shekullit të nëntëmbëdhjetë, mes të pasurve dhe të varfërve. “Ky mund të jetë kryeqyteti i ekonomisë së katërt më të madhe në botë, me mijëra shtëpi që vlejnë më shumë se një milion stërlina, por ai ka edhe pabarazinë më të lartë të strehimit në vend”, thotë Adam Sampson, i shoqatës bamirëse Shelter, duke folur nga një shtëpi pranë lumit në Londrën lindore. “Shko pak më në thellësi, dhe do të gjesh tre breza të të njëjtës familje të ngjeshur brenda një shtëpie me dy dhoma”.
Kështu që, për të ruajtur shkëlqimin e qytetit, ndoshta do të duhen më shumë sesa qëndrimet e lënies së lirë të gjithçkaje.
Në të vërtetë, pas vitesh të tërë grindjesh me kryetarin e bashkisë së qytetit, qeveria e Britanisë tashmë e ka vënë theksin e investimeve në ndërtimin e shtëpive të reja dhe riparimit të sistemit të transportit. Eshtë planifikuar një rishikim dhe një rinovim 10 miliardë stërlinësh për rrjetin. Që tani, një tarifë për dyndjen e trafikut mbi shoferët ka bërë që të zgjidhen në pjesë e problemeve në brendësi të qytetit.
Numrat e policëve kanë ardhur duke u rritur vazhdimisht. Ndoshta sfida më e madhe e të gjithave do të jetë rezistenca ndaj trysnive politike që mund të vrasë patën e artë – politikat shumë të ashpra anti-imigrim, për shembull, e cila do të bënte që të zbehej roli i Londrës, si i vetmi qytet botëror që ka Evropa.
Momenti i Londrës
E gjithë kjo, e bën qytetin e Londrës, qendër të magjisë së zhvillimit. Një numër projektesh të mëdhenj janë tashmë të gatshëm në letër. Mes tyre: një piramidë e qelqtë 300 metra, e projektuar si ndërtesa më e lartë në Evropë, në këmbët e Urës së Londrës; një lidhje hekurudhore me kosto 10 milionë stërlina përgjatë zemrës së qytetit, si dhe një rizhvillim total i lagjeve të braktisura në lindje të Londrës, për të hapur vend për londinezët e rinj. Mbani mend Millenium Dome, xhesti i britanikëve drejtuar epokës së re? Një vendbanim i ri me afro 10 mijë shtëpi është duke u ngritur nën hijen e saj. Deri në mesin e shekullit, dhjetëra mijëra mund të nisin e të jetojnë në Portën e Tamizit, një varg komunitetesh të reja që do të qarkojnë lumin në një gjatësi 65 kilometra deri në det. “Disa qytete bëjnë për vete një epokë të tërë – Parisi në shekullin 19, apo Nju Jorku në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë”, thotë Livingstone.