E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia zbulon hotelin që shfrytëzohej për prostitucion

Policia ka sqaruar se nje hotel ne Tirane shfrytezohet per prostitucion. Blute arrestuan ne flagrance nje 17 vjecare. Në pranga kane perfunduar edhe 2 shfrytezuesit e vajzes, njeri prej tyre, pronari i hotelit 

TIRANE-Një 17 vjecare nga Kukësi me banim në Paskuqan është shoqëruar nga policia e kryeqytetit nën akuzën e ushtrimit te prostitucionit ne hotel “Blendi” ne Tirane. Policia ka sqaruar se, arrestimi i 17 vjecares u krye ne flagrance mbrëmjen e se dielës. Ndërkaq në pranga kane perfunduar edhe 2 shfrytezuesit e vajzes, pronari i hotelit Pellumb Prendi 40 vjec lindur në Bicaj, Pukë dhe banues ne Tiranë, dhe Monika Micani 49 vjec nga Tirana. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale 27 mijë lekë të reja dhe 3 telefona celular. Mbi te arrestuarit rendojne veprat penale si shfrytezim prostitucioni, mbajtje ambjentesh për prostitucion dhe ushtrim prostitucioni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›