“Wikileaks”: Kaidanow e donte Kurtin në burg
Sipas kabllogrameve të “Wikileaks”, ambasadorja amerikane, Tina Kaidanoë po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që ta mbajë në burg sa më gjatë liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti. Më 5 mars 2007, Kaidanow raportonte për protestën e Vetëvendosjes të mbajtur më 3 mars.
Sipas këtyre kabllogrameve, Kaidanow raporton se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, në dallim nga ajo e 10 shkurt, dhe kjo “falë faktit që Kurti zjarrëndezësi i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për Vetëvendosjes binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës.” Ajo thoshte se protesta shkoi mirë edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHPK-së.
Por, në fund të këtij kabllogrami, e bënte të qartë se çfarë donte Kaianow. “Ne mund të marrim frymë më lirisht pasi protesta e 3 marsit përfundoi e qetë. Por, ne mund të presim aktivitet të shtuar të VV-së në muajt më vazhdim deri tek zgjidhja e statusit final, pasi që gjetja e një statusi do të nënkuptonte që VV nuk do të kishte më çfarë të kundërshtonte. Ne do të vazhdojmë presionin tek lidershipi i Kosovës për t`u distancuar nga dhuna në secilin rast, do të punojmë me ta që ta mbajmë Albin Kurtin në burg, dhe do t`i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes”, përfundonte Kaidanow