Bayern mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 17:28
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger ka shprehur besimin e tij se gjiganti nga Bundesliga është në mesin e kandidatëve për të fituar Ligën e Kampionëve.
Gjiganti bavarez është në Grupin A me Villarrealin, Napolin dhe Manchester Cityn dhe Nerlinger shpreson se ata mund të shkojnë deri në finale.
“Favoritët kryesor janë Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United por në mesin e tyre edhe Bayern. Jam i sigurt se kemi gjasa” tha Nerlinger për uebfaqen zyrtare të Bayernit.