E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet në moshën 82-vjecare aktorja Dhimitra Mile

KORCE- është ndarë nga jeta në moshën 82-vjecare aktorja e njohur e kinematografisë dhe teatrit korcar “Artistja e Merituar”, Dhimitra Mile. Të afërm, miq, kolegë dhe përfaqësues të artit janë mbledhur për të kujtuar figurën e aktores. Homazhet për nder të saj u kryen pasditen e së martës në ambientet e teatrit “Andon Zako Cajupi”. Aktorja Dhimitra Mile ka interpretuar në rreth 20 role në kinematografi dhe rreth 40 role në teatër. Mjeshtria e saj spikati në interpretim në “Zonja nga qyteti” dhe “Flamur me dallgë”, ndërsa në teatër në rolin e dukeshës në komedinë “nata e 12”.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›