E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melo shumë pranë largimit nga Juventusi

TORINO- Kriza e Juventusit kalon nëpërmjet shumë emrave, por njëri në veçanti është në qendër të kritikave të tifozëve dhe shtypit sportiv italian: Felipe Melo, që duket shumë pranë largimit në janar. Në ndeshjen me Katanian, braziliani ka përjetuar momentin më të ulët të sezonit, duke u zëvendësuar nën rrebeshin e sharjeve të tifozëve në minutën e 32-të të pjesës së parë. Përplasja mes futbollistit dhe trajnerit e ka origjinën pas ndeshjes me Bordonë, që i ka kushtuar Felipe Melos qëndrimin në tribunë në ndeshjen ndaj Kaljarit 3 ditë më pas. Sipas gazetës “Tuttosport”, braziliani ka thënë se nuk e ka me qejf rolin që i jep tekniku në fushë. “Ferrara më kërkon gjëra që nuk mund t’i bëj dot”, ka thënë ai. Në rast se Ferrara nuk largohet, është e qartë se nga Juvja do të ikë Melo. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›