E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH reagon pas deklaratës së Priftit

TIRANë- OSSH ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga minstri i Energjetikës Dritan Prifti, sipas të cilit OSSH ka filluar kufizimet e energjisë për qytetarët, ashtu sic po vihet re ditët e fundit në disa zona të vendit. Prifti ka deklaruar se ”Ne kemi firmosur një marrëveshje me OSSH-në që të ketë furnizim 100% për të gjithë konsumatorët”. Në deklaratën e tij Operatori i Sistemit të Shpërnarjes bën me dije se nuk ka kryer ndërprerje të energjisë në mënyrë kolektive dhe se është kundër këtyre ndëshkimeve. OSSH garanton qytetarët shqiptarë se për festat e fundvitit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa sqaron se situate e krijuar nga remotet e dimrit është e paevitueshme. Sipas OSSH, në dimër ka ngarkesa në rrjet cka shkaktojnë edhe remotet.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›