E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen vrasësit e 8 vjeçarit. Babai: Ja si ma vranë djalin duke fjetur në verandë

Share

Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka arrestuar dy personat përgjegjës për vrasjen e një 8 vjeçari mbrëmjen e shkuar. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Erjon Grabova 33 vjeç dhe Stefan Furrxhi 19 vjeç si dhe u gjet arma e krimit, një pistoletë tip TT e cila ishte fshehur 3 km larg vendit të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në familjen e Albert Lukajt, banues në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar. Sipas policisë, nga hetimet e kryera në lidhje me këtë ngjarje ka rezultuar se dy të arrestuarit, njëri i armatosur me një pistoletë tip TT, dhe tjetri i paarmatosur kanë shkuar në afërsi të shtëpinë së shtetasit Albert Lukaj në lagjen “24 Maji”, i cili ishte duke fjetur në ambientet e jashtme të shtëpisë së bashku me fëmijët e tij.

Sapo dy personat e mësipërm kanë hipur në murrin rrethues që ndan banesën e shtetasit Albert Lukaj me fqinjin e tij, janë ndier nga ana e këtij të fundit dhe pasi autorët kanë shkëmbyer fjalë me pronarin e banesës shtetasin Albert Lukaj, kanë qëlluar dy herë në drejtim të banesës me armë dhe si pasojë e një predhe rikoshetë është plagosur rëndë në kokë djali 8 vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ndërsa gjatë pyetjes së autorëve ata kanë pranuar autorësinë dhe armën e krimit dhe kanë sqaruar se në atë zonë kishin hyrë për të vjedhur sende që ndodheshin në oborret e banesave përreth.

Vogëlushi Jurgen Lukaj po flinte në divanin e shtëpisë kur ka marrë një plumb në kokë.

Babai i tij, Albert Lukaj, ka rrëfyer për Shqip momentet tragjike. Ai thotë se ishte kthyer nga puna bashkë me të shoqen. Atë ditë nuk kishte pasur punë për fat të keq. Natën flinin në verandë për shkak të vapës së madhe.

Ka qenë ora 2:45 minuta e mëngjesit kur unë në gjumë e sipër dëgjova disa zhurma në pjesën e përparme të banesës dhe u zgjova. Kontrollova me sy nga vinte zhurma dhe kam parë dy persona të moshës 20-22 vjeç, të cilët janë ngjitur në murin rrethues të shtëpisë. Në atë moment u fola duke i pyetur se çfarë donin ata në shtëpinë time. Njëri nga dy personat, i cili ishte me kapele, më është shprehur më njohe hë dhe pasi ka thënë këto fjalë, më ka sharë me fjalë të ashpra, kurse unë ia ktheva po me fjalë të ashpra, nga brenda murit thotë Alberti.

Ai tregon se pasi shkëmbimit të sharjeve, ata nga ana tjetër e murit, ky nga brenda, ata kanë qëlluar. Alberti thotë se nuk e dinte që kishin armë.

Kur ata u larguan, nisa të komunikoj me familjen. Teksa po flisja me ta, më erdhi çudi që fjali Jurgeni, nuk ishte zgjuar ende. Kam shkuar tek divani ku ai flinte në verandë së bashku me mua dhe çtë shoh, një pjesë e trurit i kishte dalë jashtë kokës nga plumbi. Aty nuk e di se çfarë kam bërë, por di që kam marrë në krah djalin, duke i mbajtur plagën me një bluzë dhe jam nisur drejt spitalit të Vlorës me makinë, pasi ai ende merrte frymë, thotë Alberti.

Por fëmija nuk mbijetoi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›