E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrohet grabitësi, hetohet i grabituri (VIDEO)

Share

Duket se problemet e pronarit të argjendarisë të grabitur në qendër të qytetit të Fierit të enjten e javës së kaluar, Ilija Kabucit, nuk kanë të sosur. Pasi përjetoi çastet e tmerrit kur tyta e kallashit iu drejtuara në fytyrë dhe iu grabitën 2 kilogramë flori me vlerë rreth 80 mijë dollarë, tashmë i është kundërvënë edhe policia, e cila ka nisur një procedim penal ndaj tij, ndonëse ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me identitetin e autorëve të grabitjes, raporton Shqip.

Mësohet se ai po hetohet për konsumim të veprës penale të tregimit të sekretit shtetëror nga shtetasit, parashikuar nga neni 295/2, pasi video e grabitjes u publikua në media.

Më tej, policia njofton zyrtarisht se është kryer edhe sekuestrimi i serverit të regjistrimit të filmimeve të kamerave në ambientet e brendshme të argjendarisë.

Prokuroria thotë se dosja nuk ka ardhur akoma nga prokuroria, por hedh dyshimet nëse policia po vepron drejt. Sipas organit të akuzës, nëse sekuestrimi i pamjeve të grabitjes nga policia është kryer pas publikimit në media, atëherë 58-vjeçari Kabuci nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale. Sipas prokurorisë, Kabuci duhej njoftuar që materialet filmike, që janë në pronësi të tij, janë sekret hetimor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›