E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkozet, gjendet një celular-bombë

Share

Një telefon celular i vendosur në një pako është gjendur mesditën e sotme në rrethrrotullimine Shkozetit në Durrës, ndërsa policia bën me dije se dyshohet që mund të jetë një bombë.

Telefoni është gjetur pranë një karburantit, ndërsa menjëherë pas sinjalizimit në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta policie dhe priten ekspertët anti-eksploziv nga Tirana, për të verifikuar pakon.

Ende nuk dihen detaje se për ka qenë ky cellular-bombë, ndërsa burime pranë policisë bëjnë me dije se ai është i lidhur me një fije dhe mund të shpërthente nëse aktivizohej nga një telefon tjetër. Hetimet vazhdojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›