Kryenin marrëdhënie me të mitura, pranga dy 80-vjeçarëve në Korçë
Share
Policia e Korçës bëri me dije se ka arrestuar dy të moshuar, që akuzoheshin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura.
Personat e arrestuar janë Nevrus Kollani, 80 vjeç, dhe Ndoni Koçi, 85 vjeç, të cilët janë dënuar nga gjykata me 8 vjet, 10 muaj dhe 10 dite burg, për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Sipas policisë, të moshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sistematike përgjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 me dy vajza të mitura kundrejt pagesave të ndryshme që ata ia jepnin babait të tyre, Pëllumb Mullajt.
Arrestimi i këtij të fundit u bë në muajin prill të vitit të kaluar, ndërkohë që raste të tilla janë të përsëritura në rrethin e Korçës.
