Arrestohet 17-vjeçari, bashkë me shokun përdhunoi ish-mësuesen
Policia e Beratit arrestoi shtetasin Alban Gajda pas denoncimit. Gajda dhe Myslym Cani përdhunuan Z. Goxhën 5 ditë më parë
BERAT – Pas pesë ditësh policia e Beratit ka arritur të gjejë njërin nga autorët e përdhunimit të mësueses në fshatin Lapardha të komunës Otllak, në rrethin e Beratit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se kanë rënë në gjurmët e autorëve të dhunimit të Z. Goxhës dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasit Alban Gajda, i cili ishte shpallur "person në kërkim" me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Policia ka rrethuar shtëpinë e një të afërmi të tij në fshatin Perondi, të rrethit të Kuçovës, ku ai qëndronte i fshehur prej disa ditësh dhe ka bërë të mundur prangosjen e tij. Pas arrestimit të Gajdës, policia po punon për identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij, 18-vjeçarit Myslym Cani, që është larguar në drejtim të paditur menjëherë pas ngjarjes.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes, në fshatin “Lapardha 2”, të komunës Otllak, në vendin e quajtur “Gjole”. 24-vjeçarja Z. Gaxho, me profesion prej vitesh mësuese në ciklin e ulët në një nga shkollat e kësaj komune, ka qenë duke shkuar në shtëpi, kur papritur ka parë se dy djem me biçikletë po e ndiqnin nga prapa. Kur vajza ka filluar të vrapojë e tmerruar nga djemtë, djemtë e kanë rrëzuar përtokë dhe e kanë tërhequr zvarrë, duke i gjuajtur me grushte e shkelma në trup. Pas kësaj, të dy djemtë i kanë grisur rrobat e trupit dhe kanë ushtruar mbi të marrëdhënie seksuale me dhunë, duke përdorur në trupin e saj sende nga më të ndryshmet.
Denoncimi
Vajza ka reaguar dhe ka mundur t’u shpëtojë nga duart përdhunuesve, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. 24-vjeçarja Gaxho, nën shoqërimin e prindërve të saj, është drejtuar pranë komisariatit të policisë, ku ka denoncuar dy autorët e përdhunimit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar inspektorët e Policisë Kriminale dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pas ekzaminimit mjeko-ligjor të bërë mbi trupin e 24-vjeçares, kanë dalë në konkluzionin se mësuesja e fshatit ishte përdhunuar. Në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune në duar, në gjunjë, në gjymtyrë, në shpinë dhe në kokë. Pas identifikimit të autorëve të kësaj ngjarjeje, dy djetë që dikur kanë qenë nxënësit e 24-vjeçares Gaxho, Alban Gajda dhe Myslym Cani, policia i ka shpallur ata persona në kërkim. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë”, të kryer në bashkëpunim”. Tashmë, mbetet që të arrestohet edhe autori i tjetër i kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka sjellë reagime të ashpra nga komuniteti.
E. Petova
13 Gusht 2008