Po kalonte muajin e mjaltit, arrestohet e kërkuara për vrasje
ITALI- Ndodhej në Itali për muaj mjalti, por ka përfunduar në pranga. Kjo është historia e 33-vjeçares shqiptare, e cila është arrestuar pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Rimini, në qytetin e Saludecio Ignaro. Janë dashur 20 karabinierë në bashkëpunim dhe me Interpolin për të arrestuar Artina Hyzellarin, 33-vjeçaren shqiptare të shpallur në kërkim. Për shtetasen shqiptare nga Pogradeci, aktualisht me banim në Itali, ishte lëshuar një mandat arresti nga Drejtësia shqiptare në nëntor të vitit 2007. Ka qenë Gjykata e Korçës që e ka shpallur fajtore 33-vjeçaren duke e dënuar atë me 25 vjet heqje lirie. Karabinierët ndaluan edhe bashkëshortin e saj, një shtetas italian, 53 vjeç, me inicialet R. C., i cili u shpreh se nuk dinte asgjë rreth të kaluarës së bashkëshortes dhe se kishin vetëm një muaj të martuar, pas arrestimit pritet ekstradimi i saj në Shqipëri.
13 Gusht 2008