E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 17 vjecarja, vrau aksidentalisht të atin

17 vjecarja, me një thikë në dorë është përpjekur të mbrojë nënën nga dhuna e të atit të dehur, por aksidentalisht e ka vrarë atë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kacinar të Mirditës. Vajza akuzohet për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes. 

MIRDITE- Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 17 vjecare pasi ka vrarë, në kushtet e vetëmbrojtjes, babanë e saj 45 vjecar, Gjergj Gjoka. Arrestimi i 17 vjecares me inciale A.GJ ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ndërsa ngjarja e rëndë një ditë më parë në fshatin Kacinar të Mirditës.

45 vjecari pasi kishte ardhur në gjendje të alkoolizuar në shtëpi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. 17 vjecarja me një thikë në dorë është përpjekur të mbrojë nënën por aksidentalisht ka vrarë të atin. Burimet policore bëjnë të ditur se 17 vjecarja akuzohet për veprën penale të vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›