Kultivimi i bimëve narkotike, policia merr masa
Marrja e masave për reduktimin e kultivimit të bimëve narkotike është kthyer në qendër të vëmendjes për policinë e Gjirokastrës. Operacionet në fshatin Lazarat, kanë vënë para drejtësisë disa nga përgjegjësit e përhapjes të këtij fenomeni.
GJIROKASTER- Lazarati i shumëpërfolur për kultivimin e lëndëve narkotike mbetet një nga zonat ku janë përqëndruar dhe operacionet nga policia e Gjirokastrës për goditjen e këtij fenomeni , i cili mbetet në qendër të vëmendjes nga policia e këtij qarku. Vetëm dy javët e fundit kanë ndërmarrë aksione mbi bllokimin e cdo mjeti që tentonte të conte ujë në fshatin Lazarat, duke vënë përpara përgjegjësisë dhe personat përgjegjës.
“Ne po shkojmë drejt eliminimit të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin e Lazaratit. Siparfaqja e mbjellë këtë vit në Lazarat është 90% më pak se sa viti i kaluar dhe mendoj se kjo është bërë si rezultat i masave të marra nga Drejtoria e policisë së qarkut. Kultivuesit e bimëve narkotike që përdorin mjete për transportin e materialeve të ndryshme që shërbejnë për bimët narkotike, janë bllokuar dhe ndaj tyre janë marrë masa parandaluese. Si rezultat i kësaj pune është bërë i mundur goditja e grupeve kriminale që merren me transportimin dhe kultivimin e bimëve narkotike.” theksoi drejtori i policisë së Gjirokastrës, Arben Hyseni
Megjithatë problemi mbetet i pranishëm edhe pse qindra bimë po asgjësohen cdo ditë. Hyseni mohon faktin se ashtu si gjatë viteve të kaluara në fshatin Lazarat të jenë dëgjuar të shtëna me armë , sic ndodhte rëndom në këtë sezon, por nuk përjashton mundësinë se pas rasteve të tilla të gjithë personat përgjegjës do të vihen përpara drejtësisë.
Operacionet dhe masat e marra nga blutë e Gjirokastrës kanë ulur ndjeshëm sasinë e kultivuar të lëndëve narkotike në masën 90% në këtë qark. Nga ana e strukturave policore janë marrë të gjitha masat për goditjen e këtij fenomeni deri në eliminimin e tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)