MPPTT: Do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë me të njëjtin intensitet
TIRANE- Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet një deklarate theksoi sot se, " Po ndërtojmë dhe do të vazhdojmë të ndertojmë rrugë me të njëjtin intensitet për përmirësimin e infrastukturës në vend."
Nëpërmjet kësaj deklarate MPPTT bën të ditur se qeveria vazhdon të ndjekë me të njejtin intensitet projektin e saj të ndryshimit të infrastukturës në vend, në perputhje të plotë me programin e mazhorancës, në përputhje të plotë me kërkesat e qytetarëve shqiptarë, në përputhje të plotë me programin e vet financiar.Po ndërtojme dhe do te vazhdojmë të ndertojme dhe do ta bejmë këtë me të gjitha rrugët nacionale, por do ta bëjmë edhe me rrugë të qyteteve të medha të vendit sa herë do të konstatojmë pamundësi apo paaftesi nga ndonje bashki per ti shërbyer qytetarëve."
Në deklaratë thuhet gjithashtu se "Qoftë Z.Braçe, qoftë Z.Rama kanë shumë kohë dhe nge në dispozicion për vitet e gjata të opozitës që kanë përpara të ndjekin inagurimet dhe punimet tona. Shpresojmë që në katër vitet që vijnë të gjejnë qoftë dhe një grimc të vetme realizmi dhe të kuptojnë që politikat e mohimit mund ti çojnë në 2013 në të njëjtën disfatë që i çuan në 2009." (e.n/ata/BalkanWeb)