Shkoi për të vjedhur, “merr” plumba dhe pranga!

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, një 50-vjeçar nga fshati Remenj të Pogradecit, shkoi në një banesë tjetër për të vjedhur disa pajisje motorike, por me të shkuar në vendin e duhur, është përballur me grykën e çiftes.
Për pasojë, mbeti i plagosur shtetasi Hiqmet Kuqo, 50-vjeç, i cili tashmë gjendet në spital. Por përveç plagëve, ai nuk do t’i shpëtojë as prangave të policisë për veprimin e bërë, teksa tashmë është arrestuar në flagrancë.
Policia lokale sqaroi se burri kishte shkuar në banesën e shtetasit Minir Xhyra, në fshatin Buçimas, ku pasi është konstatuar nga ky i fundit dhe pas konfliktimit mes tyre, arma e gjahut tip Teke të cilën e kishte në dorë shtetasi Xhyra është shkrehur.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë shtetasi Hiqmet Kuqo, i cili menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spitalin civil të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Por, paq nuk ka shpëtuar as pronari i banesës, i cili do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për “plagosje të rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. /Start/
2012-01-16 11:40