E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 21-vjeçari, tentoi të vidhte me dhunë

Arrestim, foto arkiv

Ka përfunduar në prangat e policisë një 21-vjeçar nga fshati Bratosh i Malësisë së Madhe, i cili ka hyrë i maskuar në banesën e dy të moshuarave dhe u ka kërkuar atyre t’i jepnin paratë që kishin.

Anton Narkaj ka qëlluar edhe me armë zjarri për ti detyruar të moshuarit ti jepnin lekët që kishin në shtëpi.

Në momentin e kapjes, shtetasit Anton Narkaj, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri model 56, të kalibrit 7.62, me tre fishekë, një maskë me vrima, si dhe një palë doreza, me të cilat ka kryer krimin. Materialet në ngarkim të shtetasit Anton Narkaj, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës.

/Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›