Kosovë, pas 1 qershorit nuk do lejohen targat serbe

Targat serbe, foto arkiv
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri më 1 qershor serbët e Kosovës mund të qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia, por pas kësaj date, çdo makinë me këto targa do të konfiskohet.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të gjitha makinat me targa serbe që do të gjenden në rrugë do të konfiskohen.
Në territorin e Kosovës do të qarkullojnë vetëm makinat me targa RKS ose KS. Ndërsa, automjetet që qarkullojnë nëpër Kosovë me targa serbe do ndalohen pas 1 qershorit,- tha Rexhepi.
Sekretari në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, tha se nuk është mirë të vihen afate të tilla. Megjithatë, ai tha se, nuk mund të komentojë shumë, duke pasur parasysh faktin se duhet të formohet fillimisht qeveria e re në Serbi.