Gjirokastër, kapet 300 kilogram drogë

Droga e transportuar me kafshë
Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë sot rreth 300 kilogramë mariuanë në malin e Sopotit.
Droga mësohet se vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë.
Sipas policisë së Gjirokastrës, janë identifikuar 5 persona nga Delvina, të cilët transportonin lëndën narkotike me një karvan prej 4 mushkash.
Mësohet gjithashtu se droga ishte e paketuar në 8 çanta, ndërsa policia po punon për kapjen e 5 personave që e transportonin atë.