Berisha takon kreun e PBDNJ, Dule: Nano ka shumë gjasa të bëhet president
Kryetari i PD, Sali Berisha takoi sot kryetarin e PDBNJ, Vangjel Dule, në një takim fare të shkurtër. Pas takimit, Dule tha se kandidati për president duhet të jetë nga politika. Ai vlerësoi se shanset e Nanos po rriten përditë. Dule tha se gjasat janë që ai të jetë presidenti i ardhshëm.
Shprehëm vlerësimet tona për këtë proces. Për PBDNJ është e rëndësishme që presidenti i ardhshëm duhet të vijë nga radhët e politikës. Ardhja nga jashtë politikës zhvlerëson rolin e politikanit në shoqëri. Mendojmë se ekzistojnë të gjitha kushtet për të gjetur një president konsensual. Momentet po kalojnë dhe nuk do jetë pozitive që të shkojmë nesër në seancë pa kandidatura.
Kandidatura e Nanos po bëhet përditë e më e pranueshme dhe ka shumë gjasa që ajo të jetë kandidatura fituese, tha Dule.