E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, katër të arrestuar për pengmarrje

Drejtoria e Policisë Durrës

Durrës Arrestohen katër persona me akuzën e pengmarrjes. Ata akuzohen nga policia se kanë marrë peng 27-vjeçarin M.K nga Fushë-Kruja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme në Durrës. Në orën 11.00 të ditës së sotme, katër shtetasit në fjalë, sipas policise , u arrestuan në flagrancë nga kjo strukturë. Konkretisht bëhet fjalë për personat e mëposhtëm:  Fatjon Bila, 21 vjeç, Besjan Xhixha, 21 vjeç, Arbër Çollaku, 22 vjeç dhe A.M., 21 vjeç; të katërt banorë të Fushë-Krujës.

Katër persona, mbrëmë në shëtitoren Taulantia në Durrës, rreth orës 23:30, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë marrë me forcë 27-vjeçarin M.K. Ata e kanë transportuar me autoveturë drejt Fushë-Krujës. Me marrjen dijeni për rastin, Komisariatet e Policisë Durrës e Krujë kanë marrë masa në drejtim të bllokimit të këtij automjeti dhe lirimit të personit të cilit i ishte privuar liria. Bllokimi i mjetit është bërë i mundur në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›