E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Arvizu takohet me Berishën dhe Ramën. Trojka:Me rëndësi procesi, jo emrat

Share

(E PERDITESUAR) - Një ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duket se po bën përpjekjet e fundit për gjetjen e një presidenti konsensual.

Ai është  takuar kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas, bashkë me ambasadorin e BE-së dhe zv.ambasadorin e OSBE-së, ka zhvilluar një takim në selinë e PS-së, edhe me kreun e opozitës, Edi Rama.

Pas takimit me Ramën, duke mohuar të kenë folur për emra konkretë, trojka e ambasadorëve ka deklaruar se duhet të zgjidhet një kandidat konsensual.

Sipas ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu ka një mundësi që me sa duket nuk është marrë ende në konsideratë.

Nuk kam dëgjuar një emër konkret, por procesi është më i rëndësishëm sesa emrat. Ka interes të përbashkët, palët kanë rënë dakord për interesin e përbashkët theksoi Arvizu.

Ne nuk bëjmë asnjë negociatë, jam dakord me Arvizu dhe mendoj se ka një perceptim të faktit se ka një mundësi që duhet gjetur. Ka dialog mes forcave politike rreth rëndësisë për procesin dhe këtë mundësi që lidhet edhe me integrimin e vendit. Perspektivat e integrimit mbeten solide dhe per kete nuk duhen humbur mundesite. Ne nuk diskutojmë për emra, po procese, vizione- theksoi ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›