E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen 15 vjedhje ne kryeqytet, policia ndalon dhjete autoret

TIRANE - Nje operacion i uniformave blu te kryeqytetit, ka sjelle zbulimin e nje numri te madh vjedhjesh dhe arrestimin e autoreve. Nje dite me pare, burimet zyrtare thane se, brenda nje dite, nga efektivat jane arritur te dokumentohen teresisht mekanizmat e vjedhjes, se disa lokaleve dhe dyqaneve. Gjithashtu jane identifikuar dhe kapur autoret te implikuar, disa te mitur. Policia e Tiranes tha se perfshirja e minoreneve ka sjelle qe pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje ne prani te nje perfaqesuesi ligjor dhe familjareve te tyre, ne te shumten e rasteve ata jane ndjekur ne hetim te lire per shkak te moshes se vogel. Vetem nga Komisariati numer 3, eshte dokumentuar vjedhja e realizuar nga 11-vjecari M. C., i cili kishte marre nje lap-top nga nje makine. Ne flagrance duke vjedhur ne nje firme jane kapur Shezai Mata, 38 vjec dhe Nazar Mata, 43 vjec. Ne Kavaje jane ndaluar B. M., 16 vjec, Ermir Karici, 19 vjec dhe R. K., 17 vjec. Keta dyshohet se kane vjedhur dy dyqane ne zonen e Golemit, ku kane marre nje sasi parash dhe disa materiale. Policia ka zbuluar dhe tre vjedhje te ndodhura ne bulevardin "Bajram Curri", duke prangosur autorin. Tonet Saraci, 26 vjec, eshte arrestuar pasi ka rezultuar se eshte autori i vjedhjes se nje parukerie, si dhe dy zyrave te avokatise, te gjitha te ndodhura ne unaze. Grabitjet ishin bere gjate diteve te para te ketij muaji. Nga forcat e policise se Tiranes, jane ndaluar dhe me pas lene te lire dhe tre te mitur. Burimet thane se, B. B., 13 vjec, se bashku dhe me J. A. dhe Xh. Q., kane bere pese vjedhje, te disa dyqaneve ne zonen e unazes, ne nga stacioni i trenit deri ne kryqezimin e farmacise numer 10. Policia tha se eshte duke u hetuar per zbardhjen e vjedhjeve te tjera.

Autoret e vjedhjeve

M. C. 11 vjec

B. B, 13 vjec

J. A, 13 vjec

Xh. Q, 13 vjec

B. M, 16 vjec

R. K, 17 vjec

Ermir Karici, 19 vjec

Tonet Saraci, 26 vjec

Shezai Mata, 38 vjec

Nazar Mata 43 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›