E Shtunë, 31 Tetor 2026

E perplas makina, vdes ne spital 38-vjecari

TIRANE - Aksident me vdekje ka ndodhur dy dite me pare ne Tirane. Burimet zyrtare te policise thane nje dite me pare qe kane arrestuar Enri Myftarin, 23 vjec, nga Fieri. Ndalimi i tij eshte bere pasi dje, ne Rrugen e "Durresit", duke qarkulluar me makinen, tip "BMV", me targa AY 634 ZY, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar kembesorin Xhevahir Delia, 38 vjec, banues ne Bathore. Sipas te dhenave, Delia eshte derguar me shpejtesi ne Spitalin Ushtarak, ku i eshte dhene ndihma e pare, por nuk ka mundur te mbijetoje. Pas kesaj uniformat blu, qe kishin shkuar ne vendin e ngjarjes kane bere arrestimin e shoferit te makines, 23-vjecarin Enri Myftari, nga Fieri. Sipas ekspertizes se bere nga policia, shkaku i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e makines dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi. Nderkohe qe, autori eshte derguar ne qeli, ndersa dosja e tij eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes, qe do beje hetimet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›