Arrestohet 22 vjecarja, futi në burg 36 telefona celularë
22 vjecarja është kapur sot në flagrancë nga shërbimi i sigurisë dhe i kontrollit të sendeve të Burgut Nr.313 ndërsa tentonte ti kalonte të fejuarit të saj, të dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale të vjedhjes, disa telefona celular.
TIRANE- Arrestohet një 22 vjecare me akuzën për dhënie ndihme për një të burgosur për largim. Fabiola Musai është kapur sot në flagrance nga shërbimi i sigurisë dhe i kontrollit të sendeve të Burgut Numër 313 ndërsa tentonte ti kalonte të fejuarit të saj disa telefona celular.
22 vjecares nga Durrësi i janë gjetur gjatë kontrollit 36 telefona të fshehur në frigoriferin me ushqime. Vajza tentoi ti kalonte këto telefona për të fejuarin e saj Klodjan Meraja i dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale të vjedhjes.
Arrestimi i Fabiola Musait është bërë nga forcat e komisariatit numër 3 të policisë së Tiranës gjatë ditës së sotme, që është edhe ditë takimi në institucionet e vuajtjes së dënimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)