E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, rrëshqitjet e dheut, banorët: Po dëmtohen shtëpitë

Banorët e lagjes Kovace në Krujë japin alarmin për rrezikun që u kanoset nga fenomeni i rrëshqitjes së dheut. Ata thonë se shtëpitë po u spostohen gjithnjë e më poshtë lagjes, ndërsa rreziku vlen dhe për kalanë e Krujës. 

KRUJË- Rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut në lagjen Kovace në Krujë janë kthyer në një kërcënim për banorët. Sa herë që nis sezoni i shirave ata ndjejnë frikën e dëmtimit të shtëpive apo postimit të tyre. banorët japin alarmin se nga ky fenomen rrezikohen jo vetëm shtëpitë por edhe kalaja në Krujë. Një tjetër shkak i dëmtimit të shtëpive në këtë fshat sipas banorëve janë edhe shpërthimet e shpeshta në gurore.

Kjo nuk është hera e parë që këta banorë kërkojnë ndërhyrje për të marrë masa ndaj fenomenit të rrëshqitjes së dheut, ndërsa autoritetet vendase bëjnë të ditur se kanë dërguar ekpertë për të vlerësuar situatën aktuale. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›