Alibali: Po tjetërsohen edhe votat e PR
Edhe Partia Republikane i është bashkuar partive të vogla, në denoncimet për tjetërsimin e votës gjatë procesit të numërimit. Pas akuzave publike të Shpëtim Idrizit dhe Nard Ndokës, nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali ka denoncuar të njëjtin fenomen që po ndodh edhe në tjetërsimin e votave të PR-së. Akuzat e PR dhe PDIU shkojnë më së shumti për komisionerët e PD-së, ndërsa ato të Ndokës për ata të PS.