E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetencat në hetime, Ina Rama i përgjigjet Nishanit

Reagimi erdhi pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili kërkoi më shumë kompetenca për hetimet nga ana e policisë.

“N.q.s do të flasim pastaj për të drejtën e prokurorit për të bërë hetime, apo për të përfaqësuar akuzën në gjyq, mendoj se kjo është një gjë që lidhet me funksionet kushtetuese që ka prokuroria, nuk mund të bëhet në kuadrin e një ndryshimi procedural”, tha kryeprokurorja nga Pogradeci, ku po merr pjesë në një konferencë.

Ajo shtoi se policia gëzon të gjitha kompetencat e duhura. “Unë mendoj që Policia e Shtetit gëzon të gjitha tagrat dhe kompetencat për të kryer aktivitetin e saj hetimor për vepra penale në rastet që ajo referon. Nuk ka asnjë mangësi, asnjë pengesë në drejtim të atyre mundësive ligjore që veçanërisht Policia e Shtetit ka për të bërë hetime, vecanërisht në rastet që referohen prej saj”, vijoi.

Ina Rama tha gjithashtu se midis institucionit që ajo drejton dhe policisë është nënshkruar një dokument ku janë specifikuar kompetencat e gjithsecilës palë. “Në Maj të vitit 2008, unë dhe z Nishani kemi nënshkruar një urdhër të përbashkët me qëllim që të specifikojmë në detaje të gjitha funksionet e Policisë së Shtetit që lidhen me hetimin”. /Start/

                                                                                             2011-12-16 13:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›