Parandalohet një vjedhje me armë, tre në pranga

Në pranga përfunduan shtetasit Arlind Dani, 56-vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Kamëz Tiranë, E.H, 16-vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, me arsim 9 klasë, i pa dënuar si dhe R.Sh, 17-vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Kamëz Tiranë.
Këta shtetas akuzohen nga policia se janë përfshirë në disa vjedhje me armë, ndërsa mbrëmë në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, pasi kishin përgatitur vjedhjen me armë të një automjeti taksi.
Gjatë kontrollit fizik të kryer këtyre shtetasve ju gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik mod.56, një krëhër me 7 fishek, një kapuç, tre palë doreza farmacie, një thikë si dhe 7 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Nga kryerja e veprimeve proçeduriale e hetimore rezulton se shtetasit, Arlind Dani dhe R. Sh., dyshohet të jenë autorë të vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim të karburant “Elda“, ngjarje e ndodhur me datë 03 tetor 2011, në Kamëz Tiranë.
Aktualisht nga këto struktura vazhdon puna hetimore në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit të tjera vjedhjeve të kryera nga këto shtetas, ndërkohë që materialet hetimore e proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/
2011-12-16 12:58