E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi i infermierëve jo në nivelin e duhur

Gjatë një aktiviteti për këtë qëllim, me titull “Sjelljet etiko-profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm profesional, sfida dhe arritje në kujdesin shëndetësor tek ne”, Skënderi tha se kërkohet që të ndryshohet si nevojë e kohës edhe mënyra e organizimit dhe menaxhimit të kujdeseve infermierore, sjelljet etiko-profesionale si edhe cilësia dhe profesionalizmi i këtyre profesionistëve.

“Pa ndryshuar, nuk mund t’u rezistoni kërkesave të kohës, nuk mund t’i rezistoni konkurrencës së tregut mes institucioneve, akreditimi i të cilëve po troket, por pjesë e këtij procesi do të jeni edhe ju, do të vlerësohen burimet njerëzore, do të vlerësohet puna, cilësia dhe profesionalizmi juaj, kënaqësia e pacientit në radhë të parë, sepse braktisja nga ai do të thotë faliment për të gjithë”, u shpreh.

Ai shtoi gjithashtu se UISH tashmë ka institucionin e vet me një arkiv prej 13 mijë dosjesh, me të gjitha të dhënat e profesionistëve të kujdesit, ka Regjistrin Elektronik për këto të dhëna, ka shpërndarë gjithashtu 15 mijë kopje në formën e një libri xhepi me dokumentet kryesore të UISH-së.

“Shqetësimi ynë mbeten sjelljet etiko-profesionale të profesionistëve të kujdesit, duke synuar rritjen e cilësisë së kujdesit infermieror. Nga testimet tona dalin në pah sjelljet e tilla që dallojnë që nga paraqitja e jashtme, nbajtja e uniformës së punës, nga lëvizjet me uniformë jashtë vendit të punës, nga komunikimi i cili është edhe më i rëndësishmi, apo braktisja e shërbimit me ditë të tëra, dukuri kjo kryesisht për ambulancat e fshatrave.

“UISH, së bashku me MSH-në ka ngritur task-forcë dhe nga një inspektim i tyre kanë dalë disa problematika, janë ngritur komisionet e gjykimit profesional dhe po punojmë për ta ndëshkuar çdo rast sipas ligjit. Unë mendoj se kudo ku ky shërbim nuk është në nivelin e duhur, kudo ku manifestohen sjellje etiko-profesionale në kundërshtim me Kodin Etik-Deontologjik, është përgjegjësi direkte e krye/infermierëve, sepse janë ata përgjegjësit e kujdesit infermieror, 24 orë më 24”, theksoi presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2011-12-16 13:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›