E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet grabitesi i banesave

Nje 22-vjecar vetem gjate ketij muaji ka kryer kater grabitje duke marre ne total shumen prej 1.5 milione lekesh 230 euro dhe sende te tjera. Disa banesa nga Delvina dhe fshati Dropull i Poshtem kane rene pre e grabitjes nga i riu i cili ndihmohej nga nje djale i mitur. Operacioni i koduar Fllad i ftohte ka arrestuar ne flagrance Jashar Hysin i cili ne bashkepunim me nje 13-vjecar qe bente roje poshte shtepise kane vjedhur shuma te konsiderueshme parash ne shtepite e banoreve te kesaj zone. Konkretisht me daten 14 te ketij muaji i dyshuari pasi eshte futur nga dritarja e dhomes se gjumit ne shtepine e N. N. ka vjedhur shumen prej 50 mije lekesh te reja dhe 150 euro - njoftoi policia. Vetem nje dite pasi ka kryer kete vjedhje eshte futur ne banesen e K. B. nga fshati Peshkepi e Poshtme dhe ka marre 13 mije leke te reja. Ndersa me daten 17 gjithmone te ketij muaji 22-vjecari eshte futur nga dritarja e banjos e baneses se H. Ll. dhe ka vjedhur shumen 13 mije leke te reja dhe 70 euro. Dhe vetem dy dite me pare i dyshuari kreu vjedhjen e radhes ne shtepine e V. N. duke marre nje aparat dixhital nje dredhese duhani dhe 10 euro. Diten e djeshme Hysi eshte arrestuar ne flagrance ne nje pike kembimi gjate momentit qe ishte duke kthyer disa para nga euro ne leke nga oficeret e policise se Gjirokastres. Sipas burimeve zyrtare policore mesohet se i dyshuari ne bashkepunim me 13-vjecarin i cili bente roje i kryente vjedhjet gjate oreve te para te mengjesit nga ora 7 deri ne 10. Nderkohe mesohet se Hysi dyshohet se eshte autori i nje tjeter vjedhjeje te ndodhur ne daten 28 dhjetor te vitit 2009 kur i ka marre ne banesen e L. . shumen prej 70 mije lekesh te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›