E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 33-vjçari, mashtronte emigrantët

Rinas

Një person i dyshuar për mashtrim është arrestuar nga policia, pasi e ka denoncuar një emigrante. Dy ditë më parë, nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomiko-financiar u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorjan Agim Doka, 33 vjeç, banues në Kodër-Kamzë. Kapja e tij në flagrancë u bë duke kaluar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Rinas me një shtetase, e cila ka depozituar një kallëzim se shtetasi i mësipërm i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 400 eurosh për të kaluar në pikën Kufitare Rinas. Nga ana tjetër, kjo emigrante pretendon se është me dokumente të rregullta italiane. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Ndërkaq, në gjendje të lirë po hetohet edhe gruaja që bëri kallëzim për Dokën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›