Arrestohet 34 vjeçari i dyshuar për grabitjen e “Wester Union” në Gosë të Kavajës

Strukturat e Rendit në Komisariatin e Policisë së Kavajës arrestuan dje 34-vjeçarin Dervish Çela, banues në Lushnje, i dyshuar si autor i grabitjes katër ditë më parë të filialit të "Wester Union", në fshatin Gosë, (Kavajë). Burimet zyrtare të Policisë së kryeqytetit, thanë se, 34-vjeçari nga Lushnja, dyshohet të jetë autori i grabitjes së shumës prej 1.800.000 lekë dhe 380 euro si dhe disa kartave dixhitale në filialin e "Wester Union" në datën 25 prill, në fshatin Gosë. Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor të Kavajës për hetime të mëtejshme për veprën penale "vjedhje në rrethana rënduese". Për 34-vjecarin Çela, u ekzekutua Urdhëri i Ndalimit, dhënë nga Prokuroria e Rrethit. Gjithashtu, nën akuzën e "vjedhjes së kryer në bashkëpunim", dje u ekzekutua Urdhëri i Ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për adoleshentin Xh.M. 17 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penalë dhe i dyshuar për vjedhjen e disa bizneseve.
...