Arrestohet 34-vjeçari, përdhunoi 22-vjeçaren
Autori i Lajmit: red.
Një i ri është vënë nën akuzë nga policia, pasi është akuzuar për përdhunim. Një ditë më parë, burime nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se ndaj Erjon Koçit, 34 vjeç, është ngritur akuza për përdhunimin e një 22-vjeçareje. E dëmtuara, sipas policisë, është Nertila H., që ka bërë dhe denoncimin në polici, ndaj djalit, me të cilin ka qenë në hotel. Burimet kanë shtuar se i riu është në hetim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se çifti ka shkuar në hotel me mirëkuptim, por më pas vajza nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie seksuale. Por refuzimi i saj, ka sjellë që ai të detyrojë vajzën që të kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo gjë ka qenë fatale, pasi vajza 22-vjeçare me të ikur nga hoteli “Agron”, i ndodhur në periferi të kryeqytetit ka bërë denoncimin në Komisariatin numër 1, të policisë së kryeqytetit.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008