Pranga 60-vjeçarit, tentoi të vrasë të birin
Autori i Lajmit: red.
Nuk donte njerkën dhe është vënë në shënjestër të armës së të atit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Fier, kur një 60-vjeçar ka shkrehur 20 plumba në adresë të djalit të tij, pas konflikit të djalit me gruan e babait. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se ”rreth orës 23.00 të mbrëmjes së kaluar, policia ndaloi 60-vjeccarin Enver Aliaj, lindur në Vlorë e banues në Ferras. Ngjarja për të cilën u bë ndalimi i Ever Aliajt ka ndodhur po në fshatin Ferras. Burime nga policia bënë të ditur se 60—vjeçari ka tentuar të vrasë me armë ziarri, tip automatik, 34-vjeçarin Altin Aliaj, djalin e tij, gjatë një sherri për motive të dobëta. Sipas gruas së Altinit, mësohet se gruaja e Enverit, Florianka (njerka e Altinit) është kapur në flagrancë nga gruaja e Altinit, Emerilda, duke vjedhur në kasollen ku mbanin shpendët. Kjo e fundit, së bashku me kunatën, kanë shkuar te vjehrri i tyre, Enveri, duke i thënë se kanë kapur vjehrrën në flagrancë duke vjedhur pulat te kasollja. Por Enveri nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ai fillimisht ka qëlluar me shkop nusen e djalit të dytë, por në këtë moment kjo ngjarje është parë nga Altini, i cili është afruar me vrap për të parë se ccfarë kishte ndodhur. Enveri, duke parë se djali i tij po vinte në drejtim të tij, ka shkuar në shtëpi dhe prej andej ka dalë më një automatik duke qëlluar në drejtim të djalit. Fatmirësisht, asnjë prej plumbave nuk ka goditur në shenjë. Ndërkohë, nga të shtenat e automatikut është rrezikuar edhe jeta e kater fëmijëve, dy të Altinit dhe dy të vëllait të tij, Artanit. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje (duke ndaluar një tragjedi familjare), sekuestroi armën dhe krëhërin me 20 fishekë, me të cilën autori tentoi të kryejë krimin e vrasjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008