Arrestohet i dënuari me 17 vjet burg
Autori i Lajmit: red.
Një person i shumëkërkuar ra në pranga pas një operacioni të posaçëm që zhvilloi Drejtoria e Luftës Kundër Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burime nga policia bënë të ditur se u krye arrestimi i shtetasit të shumëkërkuar Vullnet Lisha, 32 vjeç, lindur e banues në Kukës. “Arrestimi i tij u bë në një lagje të Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Kukës, me vendimin e datës 20 nëntor 2000 e ka dënuar me 17 vjet burg për veprën penale të vrasjes”, - konfirmoi policia. Sipas vendimit të gjykatës, Vullnet Lisha, në vitin 1998 kur ishte vetëm 22-vjeçar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Urim Lisha, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobëta.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008