Arrestohet 38-vjeçari, akuzohet për shkatërrim të pronës
Autori i Lajmit: red.
Uniformat blu të Elbasanit kanë arrestuar zjarrvënësin që rrezikoi burgun e Kosovës. Burimet zyrtare të policisë kanë njoftuar sot se u ndalua “një 38-vjeçar, akuzuar si shkaktar i zjarrit të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Belshit, ku si pasojë e flakëve zjarri mbërriti deri në afërsi të murit të burgut”. I akuzuari Luan Komini, banues në fshatin Cërragë të komunës së Fierzës, është shoqëruar për në komisariatin e policisë Elbasan, në pritje të masës së sigurisë. Dosja i ka kaluar për hetim prokurorisë, pasi 38-vjeçari akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr. Sipas burimeve policore, 38-vjeçari ka vënë zjarrin qëllimisht në parcelën e tij, të mbjellë me ullinj. Për shuarjen e zjarrit u deshën orë të tëra, deri sa parcela me të mbjella u dogj plotësisht.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008