E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 4 shtetas për falsifikim artikujsh

Kështu, operacioni i koduar “Stuko”, çoi në arrestimin e shtetasit Avni Barjaktari, 45 - vjeç, lindur në Poliçan Skrapar dhe banues në Qesarak Dajt; Arjan Kona, 38 - vjeç, banues në Tiranë; Agron Ramlli, 46 - vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë dhe Aurel Çezma, 34 - vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

Specialistët e këtij seksioni, qysh në muajin Tetor të vitit 2008, kanë nisur intesivisht hetimet, për një subjekt i cili dyshohet se prodhon dhe tregëton produkte ndërtimi duke i fallsifikuar produktin dhe amballazhin, e subjektit tregëtar “Italcol”.

Operacioni Policor “Stuko” u shtri në disa zona të kryeqytetit si: Rruga Ura, Kamëz, Rruga Barrikadave dhe Ish-Uzina Dinamo në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›